Selami: Dua të kandidoj për PD

ed-selamiIsh- kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka paralajmëruar rikthimin në Shqipëri, madje dhe përfshirjen në garën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Ai u shpreh i gatshëm për të kandiduar për PD-në.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Selami tha se tani në prag të fushatës zgjedhore ndihet edhe më blu dhe se nuk mund të bëjë kritika mbi forcën politike në të cilën aderon.

Selami tha se me bindje se tani po, është gati që të kthehet në Shqipëri.

Foli me vlerësime të larta për Partinë Demokratike dhe Berishën, që sipas tij duhet të fitojnë dhe një mandat të tretë qeverisës.

I pyetur se si ishin marrëdhëniet e tij me Sali Berishën në vitet ’90, Selami tha se ishte bashkëpunëtor shumë i ngushtë, për të cilin vazhdon të ruajë një respekt të veçantë dhe sot.

Megjithatë Selami ishte konfuz. Ndërsa kërkonte një mandat të tretë për PD, ai shprehej se demokracia ka nevojë për rotacion. Madje ai foli edhe për kufizim mandatesh.

Selami nuk preferoi të komentonte vendimin e gjykatës së Tiranës për 21 janarin, por tha se Arvizu dhe SHBA kanë bërë atë deklaratë pasi ata duan të ndihmojnë.

Selami tha se nuk ndjehet i penduar për atë që ka bërë në politikën shqiptare.

The post Selami: Dua të kandidoj për PD appeared first on Agjencia Kombëtare e Lajmeve AMA.

Leave a Comment

© 2009-2013 Raporteri - Burimi më i madh i lajmeve në gjuhën Shqipe.